Pasi shkarkoi tre-katër drejtorë, Bulliqi çertifikohet si kandidat për kryetar të VV-së në Llap - NACIONALE

Pasi shkarkoi tre-katër drejtorë, Bulliqi çertifikohet si kandidat për kryetar të VV-së në Llap

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shpejtim Bulliqi edhe zyrtarisht është kandidat për kryetar të degës së LVV-së në Podujevë, deri më tani, i vetmi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një shkrimi në Facebook, ku tha se është çertifikuar për kandidim.

“Krahas punës dhe detyrave që na presin, jam shumë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që po e kërkoj, por karshi kësaj përgjegjësie e kam vullnetin e madh dhe përkushtimin maksimal që bashkë me të gjithë aktivistët e anëtarët organizatën tonë ta forcojmë e zgjerojmë, pa u shkëputur asnjëherë nga parimet dhe vlerat e Lëvizjes”, shkroi Bulliqi.

Të dashur aktivistë dhe anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dua të ju njoftoj se pas verifikimit jam çertifikuar si...

Posted by Shpejtim Bulliqi on Friday, September 16, 2022

Vlen të theksohet se para një jave, Bedri Macestenës iu refuzua aplikimi që të kandidojë për kryetar të kësaj dege, nën arsyetimin se “nuk është në përputhje me kriteret për pozicionet drejtuese”.

Ky i fundit, kishte deklaruar se mbi 20 aktivistë janë të gatshëm të largohen nga partia, në rast se atij i mohohet e drejta e kandidimit.

Të dashur aktivistë, Po, më është refuzuar aplikimi për të drejtën statutore të kandidimit e cila thotë: "Çdo aktivist...

Posted by Bedri Macastena on Saturday, September 10, 2022

Bulliqi në anën tjetër, ka shkarkuar disa drejtorë komunalë, së fundi edhe drejtorin e Inspeksionit, Besnik Mulliqi.

Deri te ky vendim, dyshohet se kishte ardhur për shkak të ndërtimeve përreth Batllavës.

Lajme të ngjashme