Pasi emërohet në KPM, Luljeta shprehet e lumtur: "Jeta ofron lumturi pa e kërkuar fare" - NACIONALE

Pasi emërohet në KPM, Luljeta shprehet e lumtur: "Jeta ofron lumturi pa e kërkuar fare"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Luljeta Aliu – Krasniqi, analistja e njohur e cila sot u zgjodh anëtare e Komisionit të Pavarur për media, ka bërë një reagim pas këtij zhvillimi, duke i postuar disa lule në Facebook.

Postimit të saj ajo i ka bashkënjgitur një mbishkrim, ku mes tjerash thotë se “jeta është dashuri”, derisa flet edhe për lumturinë.

“Jeta është dashuri. Ajo na ofron lumturi përmes gjallërisë dhe bukurisë së saj, pa e kërkuar ne fare.” – ka shkruar ajo.

Ndërkohë, urimet në shkrimin e saj kanë nisur me fjalët si “urime pozita e merituar”, “urime postin në KPM”, etj.

Pse po komentohet kaq shumë zgjedhja e saj?

Jo veç në Kosovë, që në fillim kur analistja ishte vlerësuar me më së shumti pikë nga Komisioni përgjegjës i Kuvendit të Kosovës, kishte pasur reagime të shumta.

Madje, kur ishte vendosur në pikë të rendit të ditës zgjedhja e këtyre anëtareve, kishte pasur një reagim edhe nga Federata Evropiane e Gazetarëve, kjo krejt për shkak të dyshimeve për afërsinë e saj me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kuvendi i Kosovës pritet që sot të zgjedhë tre anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave. Jam thellësisht i shqetësuar të dëgjoj që partia që udhëheq në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, do të zgjedhë persona që janë përkrahës të kësaj partie.” – thuhej në një reagim të Sekretarit të Përgjithshëm të EFJ, Ricardo Gutierrez.

Lajme të ngjashme