Pasi e kishte dhunuar, e shantazhoi se do i publikonte fotografitë – gjykata e dënoi me 900 euro - NACIONALE

Pasi e kishte dhunuar, e shantazhoi se do i publikonte fotografitë – gjykata e dënoi me 900 euro

3 javë më parë

nga NACIONALE

Në një fshat të Komunës së Malishevës dyshohet se në vitin 2017 një grua e re në moshtë është dhunuar në vitin nga një burrë.

Siç raporton Koha.net, gruaja e kishte denoncuar këtë dhunimin.

Pas dy viteve, Policia e Kosovës kontaktoi të dyshuarin për dhunim, por ai e kërcënon viktimën që në rast se nuk e tërheq denoncimin, fotot e videot e dhunimit do t’ia dërgonte babait të saj.

Në gjykatë ai e kishte pranuar fajësinë duke kërkuar falje ku më pas gjykata e dënoi me 900 euro dhe ia mundësoi që dënimin ta paguajë me këste nga 300 euro për 3 muaj.

“I akuzuari N. M. dënohet me dënim me gjobë në shumë prej nëntëqind (900) euro, të cilin dënim është i detyruar ta paguajë në tri (3) këste në afatin prej tre (3) muajve, nga dita e plotfuqishmërisë aktgjykimit”, thuhet në këtë aktgjykim.

Si rrethanë lehtësuese gjykata e mori faktin që ai e pranoi fajësinë.

“Si rrethanë posaçërisht lehtësuese ka marrë faktin se i pandehuri ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet. Është hera e parë që e ka kryer një vepër penale, është mbajtës i katër fëmijëve, është penduar thellë, i ka kërkuar falje të dëmtuarës, nga dita e ngjarjes nuk e ka shqetësuar të dëmtuarën, i ka premtuar gjykatës se nuk do të përsërisë me vepër penale, ndërsa si rrethanë rënduese gjykata mori faktin se i akuzuari në cilësinë e të pandehurit e ka edhe një lëndë në procedurë kundër të dëmtuarës, e cila lëndë ndërlidhet me këtë rast, po për të njëjtin ende nuk kemi një dënim të formës së prerë”, thuhet në aktgjykim.

Në gjykatë, ky i dënuar thoshte që ka tentuar t’ia mbrojë identitetin viktimës.

“Pendohem për ato që i kam shkruar, por asnjëherë nuk kam pasur qëllim që t’i bëj keq A., edhe pse e njoh mirë. Jam i lirë prej 04.12.2018, së një 20 herë e kam parë A., as që e kam përshëndetur e lërë diçka tjetër. Lus gjykatën që për këtë vepër të më fal dhe i premtoj gjykatës që nuk do të përsëris më kurrë sikur s’kam tentuar asgjë dhe e kam mbrojtur me fanatizëm gjithçka qa ka ndodhur mes meje dhe saj”, citohet të këtë thënë i dënuari në aktgjykim.

Lajme të ngjashme