Pasi Biblioteka Kombëtare e Kosovës u ndriçua me ngjyrat e flamurit amerikan, ambasada: Simbol i bukur i miqësisë
Biblioteka Kombëtare e Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuqe, bardhë e kaltër të flamurit amerikan, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë publikoi pamje nga ky moment simbolik, duke theksuar se ndriçimi i kupolave ikonike të Bibliotekës Kombëtare përfaqëson miqësinë e qëndrueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe përkushtimin e përbashkët ndaj lirisë dhe demokracisë.
“Një simbol i bukur i miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe angazhimit tonë të përbashkët për liri dhe demokraci”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.