Pasdite priten erëra të forta, rrufe e shi: Komuna e Prishtinës me thirrje për qytetarët - NACIONALE

Pasdite priten erëra të forta, rrufe e shi: Komuna e Prishtinës me thirrje për qytetarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës i ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes. Kjo pasi në orët e pasdites sot priten reshje shiu, rrufe e erëra të forta.

Andaj, komuna ka kërkuar qytetarët të mos qëndrojnë afër pemve, shtyllave apo objekteve të larta.

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë,

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që sot, e mërkurë, me datën 05.07.2023, do të ketë mot me vranësira.

⛈️ Vranësirat, sipas institutit gjatë ditës do të intensifikohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh të cilat do të përcillen me erëra të forta.

Një mot i tillë po parashihet të mbajë edhe të enjten dhe të premtën.

Andaj ju lutemi të keni kujdes gjatë qarkullimit, mos qëndroni pranë një peme ose afër ndonjë shtylle. Qëndroni larg objekteve të larta.

Ju lutemi të keni kujdes të shtuar dhe të paraqitni çdo problem apo shqetësim në numrat e telefonit pa pagesë 📞0800 1 22 33 dhe 0800 1 22 44!

Lajme të ngjashme