"Pas sulmeve ruse, Ukraina mund të ketë nevoje për importe të energjisë"
Ministri i energjisë i Ukrainës, ka thënë se sulmet ajrore ruse kanë goditur të paktën gjysmën e kapacitetit gjenerues termik të Ukrainës.
German Galushchenko ka thënë për Reuters, se pas sulmeve që kanë goditur 30-40% të infrastrukturës energjetike, për të kaluar dimrin Ukraina mund të ketë nevojë për importe të energjisë.
Kjo vjen pasi javën e kaluar Moska shtoi sulmet e saj duke përdorur raketa dhe municione për të shënjestruar Kievin dhe infrastrukturën kryesore.
Lidhur me këto sulme, Vladimir Putin ka thënë se ishin shpagim për atë që Rusia thotë se ishte një sulm ukrainas në Urën e Kerçit, e cila lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar.
