Pas sulmeve në Zaporizhzhia, Ukraina kërkon izolimin e plotë të Rusisë
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka reaguar pas sulmeve të njëpasnjëshme që goditën zona me civilë në Zaporizhzhia, duke thënë se Rusia “duhet të ndëshkohet”.
Kujtojmë se më herët, guvernatori rajonal tha se nga këto sulme ka humbur jetën një grua, dhe janë plagosur të paktën shtatë të tjerë, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar.
Kuleba tha sa gjatë natës, Rusia ka goditur zonën me shtatë raketa, duke goditur civilët që ishin në gjumë.
“Rusët vazhdojnë të sulmojnë mbi civilë për të shkaktuar frikë. Terrori rus duhet të ndalet – me armë, sanksione dhe izolim të plotë,” ka shkruar Kuleba në Twitter.
