Pas shumë kërkesave, Twitter më në fund lejon korrigjimin e postimeve - NACIONALE

Pas shumë kërkesave, Twitter më në fund lejon korrigjimin e postimeve

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas shumë lutjeve nga përdoruesit për një veçori të editimit, Twitter më në fund ka vendosur që të testojë editimin e postimeve.

Përmes një njoftimi të publikuar diten e enjte, kompania ka bërë të ditur se disa përdorues mund të shohin poste të modifikuara në lllogarinë e tyre sepse tashmë ka nisur testimi i editimit.

Më tej, kompania ka bërë të ditur se tweet-et e redaktuara janë duke u testuar nga brenda dhe se opsioni i ri do të jetë funksional fillimisht për abonentët e shërbimit me pagesë Twitter Blue më vonë gjatë këtij muajit.

Edhe pse shumë njerëz prej vitesh kanë bërë thirrje në Twitter për të shtuar një buton modifikimi – që ofrohet nga Facebook dhe Instagram, shumë të tjerë kanë ngritur shqetësime me implikimet e mundshme të një veçorie të tillë.

Twitter njoftoi se tweet-et do të mund të modifikohen "disa herë" deri në 30 minuta pasi të jenë postuar për herë të parë dhe do të shfaqen me një ikonë për të bërë të qartë se janë modifikuar. Poashtu u bë e ditur se përdoruesit do të mund të klikojnë në "historinë e redaktimit" të një tweet-i për të parë versionet e kaluara.

Lajme të ngjashme