Pas protestës me “filikaqa”, vjen edhe Policia në objektin e Këshillit Gjyqësor – ndërpritet konferenca - NACIONALE

Pas protestës me “filikaqa”, vjen edhe Policia në objektin e Këshillit Gjyqësor – ndërpritet konferenca

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shoqëria Civile po proteston me anë të filikaçave në objektin e Këshillit Gjyqësor.

Ata kanë penguar këtë konferencë, duke bëre thirrje për shkarkime, pasi që sipas tyre ky Këshill ka dështuar.

Aty janë parë edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë kërkuar të lirojnë hapësirën, duke theksuar se konferenca e paralajmëruar duhet të vazhdojë.

Në sall janë parë edhe forca të policisë të cilët tentuan që të i arrestonin aktivistët duke ju kërkuar që të ndalonin protestën.

Protestuesit refuzuan që të ndalonin protestën duke thënë se personat që në fakt duhet të arrestohen nuk janë ata por këshilli Gjyqësore që ka refuzuar që të kryej punën.

‘’Le të arrestohen ata që janë bashkëfajtore në secilin krim që ju ndodhe grave, kjo është protesta jonë ne nuk largohemi. Arrestoni kta ju e dini se kush është fajtorë, mos na pengoni me ec me jetu lirshëm, kur ju nuk na pengoni neve grave dhe vajzave ne nuk ju pengojmë juve. I keni fajtoret këtu e merreni me neve, ju çdo here po dështoni me ju dal ne krah grave e po na kërkoni me hjek dore nga protesta, ne e lirojmë sallën kur këta e lirojnë sallën’’, theksoi protestuesja.

Pas një dialogu mes anëtarëve të shoqërisë civile dhe policisë, zyrtarët e Këshillit Gjyqësor kanë ndërruar lokacionin e mbajtjes së konferencës për media.

Aktivistët e shoqërisë civile kanë ndërprerë konferencën e paralajmëruar të Këshillit Gjyqësor, e cila u thirr pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të theksuan se gjqytarët dhe prokurorët po ndjekin butësisht krimet e dhunës seksuale.

Lajme të ngjashme