Pas një muaji Kurti ua dorëzon ofertën veteranëve, Klinaku: Duhet të rritet paga - NACIONALE

Pas një muaji Kurti ua dorëzon ofertën veteranëve, Klinaku: Duhet të rritet paga

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një muaj gati kanë kaluar që nga dita kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar t’ua dorëzojë ofertën në lidhje me pagën minimale veteranëve.

Pas gjithë kësaj kohe, letra e Kurtit tashmë ka arritur në zyret e veteranëve.

Në këtë letër Kurti ka premtuar ndihmë në punësimin e veteranëve, dhe gjithashtu hartimin e një ligji të ri të verifikimit.

Megjithatë, nga letra e Kurtit, duket se nuk i ka kënaqur fort krerët e OVL-UÇK-së. Faton Klinaku në një prononcim për gazetën Nacionale, ka thënë se këtë ofertë do ta trajtojnë.

“Do t’ia kthejmë me shkrim, por qëndrimi ynë është që duhet të rritet pensioni krahas pagës minimale. Vetëm një ligj i ri e hek të vejtrin, derisa të bëhet i riu duhet të vlejë i riu, pra duhet të rritet paga minimale edhe për neve”, ka thënë Klinaku.

“Qëndrimi ynë është për qata kena protestë. Me rrit pagën mimimale me pensionet e veteranëve sepse është me ligj, e jo me ndryshu të vjetrin. Ligji i ri s’mund të bëhet para se me ndërru atë”, ka thënë U.D kryetari i veteranëve.

“Edhe ashtu ai 1 muaj e kusur e ka vonuar letrën, nuk mund t’ia kthejë menjëherë”, përfundoi Klinaku për Nacionalen.

Ndryshe, Ligji për Pagën Minimale është miratuar në lexim të parë, dhe tash është në procedurat e Kuvendit.

Për këtë, Veteranët kishin organizuar edhe protesta.

Lajme të ngjashme