Pas kanalit në Youtube, VV e Kurtit hap edhe grup në Telegram - NACIONALE

Pas kanalit në Youtube, VV e Kurtit hap edhe grup në Telegram

4 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur edhe grup të ri në një rrjet social, duke tentuar të mirëmbajë komunikimin politik me votuesit e saj.

Partia e kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se ka çelur një kanal zyrtar në platformën e Telegramit.

Madje, LVV ka bërë një postim, duke i ftuar anëtarët e saj të bashkohen në kanalin e tyre në Telegram.

“Të dashur anëtare e anëtarë, mbështetës dhe ju aktivistë,

Ju ftojmë të na bashkoheni në kanalin e informimit të Lëvizjes në Telegram.

Ndiqni linkun më poshtë dhe regjistrohuni për më shumë info drejtpërdrejtë nga Lëvizja.”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Facebook.

Kujtojmë që partia e Kurtit ishte kritikuar shumë kur e kishte bërë publike se kishte hapur një kanal në youtube.

Lajme të ngjashme