Parlamenti Evropian e miraton rezolutën që e shpall Rusinë “shtet sponsor të terrorizmit” - NACIONALE

Parlamenti Evropian e miraton rezolutën që e shpall Rusinë “shtet sponsor të terrorizmit”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Parlamenti Evropian e ka shpallur Rusinë “shtet sponsor të terrorizmit” për aktet “brutale dhe çnjerëzore” ndaj Ukrainës dhe qytetarëve të saj që nga fillimi i luftës.

“Sulmet dhe mizoritë e qëllimshme, të kryera nga Federata Ruse kundër popullsisë civile të Ukrainës, shkatërrimi i infrastrukturës civile dhe shkeljet e tjera serioze të të drejtave të njeriut dhe të ligjit humanitar ndërkombëtar përbëjnë akte terrori kundër popullsisë ukrainase dhe krime lufte”- thuhet në rezolutën që nuk është e detyrueshme ligjërisht, por ka peshë të madhe simbolike.

“Duke i marrë parasysh ato që u përmendën më sipër, [Parlamenti Evropian] e njeh Rusinë si shtet sponsor të terrorizmit dhe si shtet që i përdor mjetet e terrorizmit”- thuhet më tej.

Rezoluta u përkrah nga 494 deputetë të Parlamentit Evropian, 58 ishin kundër saj, ndërsa 44 deputetë të tjerë abstenuan.

Lajme të ngjashme