Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim - NACIONALE

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Mot më i butë pritet të mbretërojë edhe gjatë ditës së sotme.

Të paktën kështu ka raportuar "Prishtina Weather", sajt i specializuar për parashikim.

Kështu pritet të jetë deri të premten.

Më poshtë edhe parashikimi për sot dhe tri ditët e ardhshme.

23.08 - Kryesisht me vransira dhe freskët. Pasdite aty këtu me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

24.08 - Freskët e kryesisht me vransira. Pasdite reshje lokale shiu, aty këtu edhe me bubullima.

25.08 - Vransira dhe intervale me diell. Orëve të pasditës mundësi për rrebeshe me bubullima.

26.08 - Kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Pasdite, mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

Lajme të ngjashme