Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Mot kryesisht me diell dhe më nxehtë pritet të mbretërojë gjatë ditës së sotme.
Sipas "Prishtina Weather", kështu do të jetë edhe gjatë ditës së nesërme, përveç asaj se në viset malore mund të ketë rrëbeshe shiu.
Më poshtë edhe parashikimi për sot, nesër, pasnesër dhe të hënën e javës së ardhshme.
15.07 - Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
16.07 - Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullima.
17.07 - Jo edhe shumë ngrohtë, me vransira e intervale me diell. Vende-vende mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.
18.07 - Mot i mirë, kryesisht me diell.