Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim - NACIONALE

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Mot stabil dhe i thatë pritet të mbretërojë javën e ardhshme, kurse gjatë mëngjeseve parashihen ngrica.

Në anën tjetër, në ultësira do të ketë kushte për mjegull, teksa parashihet edhe përkeqësim në cilësinë e ajrit.

Më poshtë edhe parashikimi i plotë për javën në të cilën veçse kemi hyrë.

19.12 - Kryesisht me diell e më ftohtë. Në mëngjes ngrica.

20.12 - Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, në ultësira mundësi për mjegull.

21.12 - Kryesisht me diell, përgjatë ultësirave mjegull. Ngrica në mëngjes.

22.12 - Ngrica e mjegull në ultësira gjatë mëngjesit. Kryesisht me diell ditën, e në mbrëmje vransira.

23.12 - Mjegull përgjatë ultësirave, e në vise më të larta kryesisht me diell.

Lajme të ngjashme