Parashikimi i motit për sot - NACIONALE

Parashikimi i motit për sot

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Mot kryesisht i nxehtë pritet të mbretërojë ditën e parë të javës në të cilën veçse kemi hyrë.

Kështu ka njoftuar "Prishtina Weather" përmes publikimeve të zakonshme.

Pasditen e sotme nuk përjashtohet mundësia që në viset malore të ketë rrëbeshe shiu me bubullima.

Më poshtë edhe parashikimi për pesë ditët e javës.

15.08 - Shumë ngrohtë e kryesisht me diell. Orëve të pasdites përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe shiu me bubullima.

16.08 - Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vransirave, e vende-vende mundësi për rrebeshe me bubullima.

17.08 - Nxehtë e kryesisht me diell.

18.08 - Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

19.08 - Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.

Lajme të ngjashme