Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme - NACIONALE

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot me diell dhe vranësira përgjatë dy ditëve të ardhshme.

Përmes njoftimeve tashmë të zakonshme, IHMK ka bërë të ditur se temperaturat do të lëvizin ndërmjet 26 deri në 36 gradë.

Më poshtë edhe komunikata e plotë e institutit.

“Gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen edhe kushte për reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 metër për sekond", thuhet ndër tjerash në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të ngjashme