Parashikimi i motit për 5 ditë
Nesër në vendin tonë pritet të mbajë mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell. Nga e diela, priten riga lokale shiu në mëngjes dhe rënie e temperaturave.
Prishtina Weather njofton se ditëve të para të gushtit do të mbajë mot më stabil me më shumë intervale me diell, dhe jo aq i nxehtë.
Koncentrimi i ozonit sipërfaqësor ditën e nesërme do të jetë në vlera më të rritura, që edhe çon indeksin në vlera të dobëta, e nga dita e diel do të ketë më shumë vranësira dhe qarkullim më të mirë ajror, që mban indeksin e cilësisë së ajrit kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.
Nën kushte të kthjellimeve, nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t'i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.
30.07 - Nxehtë e kryesisht me diell. Në mbrëmje në veri e perëndim të vendit mundësi për rrebeshe me bubullima.
31.07 - Më freskët e me erë. Herët në mëngjes vransira dhe reshje të dobëta shiu, të shoqëruara edhe me bubullima. Ditën vransira e intervale me diell, aty këtu me riga lokale shiu, e deri në mbrëmje vransirat shpërndahen.
1.08 - Kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë.
2.08 - Kryesisht me diell, pasdite vransira kalimtare.
3.08 - Kryesisht me diell, më nxehtë.
Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin edhe deri në 14C të hënën. Maksimalet nga 34C, të shtunën, zbresin në 27C, ditën e diel. Më pas luhaten përreth vlerave mesatare ndërmjet 28C e 30C.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatarisht të fuqishme 5-16m/s.
Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, e më pas gradualisht me tendencë të rritjes.