Parashikimi i frikshëm i analistit: Kurti president, Osmani kthehet në LDK, VV – LDK koalicioni i ri - NACIONALE

Parashikimi i frikshëm i analistit: Kurti president, Osmani kthehet në LDK, VV – LDK koalicioni i ri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë disa parashikime të frikshme për zhvillimet politike në vend.

Ai ka bërë me dije se zgjedhjet e reja do të sjellin ndryshime të mëdha në skenën politike të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se president i ardhshëm do të jetë Albin Kurti.

1. Albin Kurti ka shumë gjasë të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës, pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit. VV ende është partia e parë dhe, edhe pas zgjedhje të ardhshme, do të mbetet në rajonin e 30% të votave. Në anën tjetër Albin Kurti nuk është një karakter dhe person që është i përshtatshëm për Kryeministër. Atij i interesojnë shumë Serbia, Rusia, punët kombëtare shqiptare, por jo edhe menaxhimi apo koordinim i ministrave. Qeverisja e tij ka qenë e dobët. Ai mund të jetë një president shumë më i mirë sesa kryeministër”, ka shkruar ai.

Parashikimi i dytë i analistit ka të bëj më rikthimin e Vjosa Osmanit dhe Listës Guxo në LDK.

2. Vjosa Osmani dhe Guxo kthehen në LDK. Osmani mund të jetë Minsiter e Jashtme pas përfundimit të mandatit. Në moshë shumë të re ka arritur kulmin në politikë dhe nuk mbetet shumë për të bërë. Një akomodim prestigjioz dhe kthimi në LDK do e plotësonte pjesën e ardhshme të karierës së saj. Çfarë tjetër mund të bëjë? Guxo është një grupacion politik i përkohshëm pa identitet të fortë dhe nuk ka ndonjë qëllim politik. Nuk ka kuptim të vazhdoj rrugëtimin e vetëm. Do të gravitoj kah LDK dhe, në një pazar politik për kthimin e Osmanit në LDK, do të shkrihet në këtë parti”, ka vlerësuar ai.

Lajme të ngjashme