Paralajmërohet për reshje të borës në Kosovë në fundjavë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) përmes një njoftimi ka paralajmëruar mot të paqëndrushëm në fundjavën që po vie.
Sipas IHK-së, e shtuna do të jetë me borë, ndërsa e diela me diell.
Tutje, sipas IHK-së “Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes – 1 deri1 gradë Celsius.”
Ndërsa të dieln moti do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme. Siç njoftoht, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës -1 deri 1.