Paralajmëron Putin: Përplasja e drejtpërdrejtë e NATO-s me Rusinë çon në katastrofë globale
Duke folur në Astana të Kazakistanit, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se çdo përplasje e drejtpërdrejtë e trupave të NATO-s me Rusinë do të çonte në një "katastrofë globale".
Sipas Reuters, Putin më tej është shprehur me fjalët se “shpreson që ata që e thonë këtë të jenë aq tq zgjuar sa të mos ndërmarrin hapa të tillë.”
Kujtojmë se, Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti, ndërsa i pyetur në konferencën për shtyp nëse ka keqardhje për veprimet e Rusisë në Ukrainë, Putin është përgjigjur me “jo”, duke shtuar se nuk ishte objektivi i Rusisë të shkatërronte Ukrainën.
