Paralajmëron polici: Nga sot pa dëshirën time nuk do të jem pjesë e policisë, detajet e padrejtësive do t’i publikoj të gjitha
Një pjestar i Policisë së Kosovës, me emrin Valon Bajqinca ka njoftuar përmes facebook-ut se Bajqincën e kanë përjashtuar nga puna padrejtëshisht, përçka i njejti pretendon se ka fakte dhe se do t’i publokojë të gjitha.
Reagimi i policit:
“Te dashur familjare, miq e dashamire.
Nga sot edhe zyrtarisht (pa deshiren time dhe padrejtesisht), nuk do te jem me pjese e Institucionit te Policise se Kosoves te cilin e deshta shume, por qe ne fund doli se njejte nuk mendonte edhe institucioni ne fjale.
Shume fjale e shume padrejtesi u thane e u bene e qe tash jam i lire t'i them e t'i paraqes per te gjithe ata qe duan t'i dine.
Me te gjitha te metat e qe besa jane shume po e le Policine e Kosoves me shprese se drejtesia ne kete vend nuk ka vdekur dhe se e njejta do te dal ne shesh dhe ne do te kthehemi ku na takon - ne vendin e punes ku derdhem djerse e besa edhe gjak.
Faleminderit te gjithe kolegeve qe isha i gatshem te jap edhe jeten per ta, e asnjehere faleminderit per te graduarit qe e kane degraduar kete Polici.
Diteve ne vijim do te njoftoheni te gjithe per komplotet, padrejtesite e prapaskenat e pista. Do t'i paraqes ne medie e ne institucione perkatese te gjitha.
Ps. Per te gjithe ata qe mezi e kane pritur kete dite, ta dini se veshtiresite e forcojne edhe me shume njeriun. Over and out!!” ka shkruar ai në Facebook.