Paralajmërimi për protesta, Peci: Kosova po i afrohet anarkisë, shtatori pritet të jetë i nxehtë - NACIONALE

Paralajmërimi për protesta, Peci: Kosova po i afrohet anarkisë, shtatori pritet të jetë i nxehtë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Lulzim Peci ka bërë me dije se rreziku më i madh për Kosovën është se po i afrohet anarkisë së shpejtë.

Duke komentuar paralajmërimet e opozitës për protesta në shtator, ai ka thënë se pritet të ketë një shtator të nxehtë.

Në emisionin Click në RTV21, ai ka bërë me dije se 16 shtatori, dita kur pritet të jepet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, do të ketë ndikim të madh.

“Mendoj opozita i ka paralajmëruar protestat, dhe unë mendoj që kemi me pasur një shtator të nxehtë, me datën e 16 shtatorit që ka me qenë ndoshta një datë e cila ka me pasur ndikim shumë të madh në rrjedhat e Kosovës”, ka thënë Peci.

Lajme të ngjashme