Paralajmërimet për stuhi, AME apel urgjent qytetarëve për kujdes dhe gatishmëri të shtuar - NACIONALE

Paralajmërimet për stuhi, AME apel urgjent qytetarëve për kujdes dhe gatishmëri të shtuar

4 orë më parë

nga NACIONALE

Pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik se edhe sot Kosova mund të përfshihet nga një stuhi, ka reaguar Agjencia për Menaxhimin e Emergjent.

Përmes një njoftimi, AME ju ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

Kjo agjenci ka treguar për rreziqet kryesore.

“Rreziqet kryesore dhe ndikimet e mundshme: • Përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje intensive; • Dëmtime në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore, veçanërisht nga breshëri dhe erërat e forta; • Rritje e rrezikut për ndezjen e zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike. • Pengesa në sistemet e telekomunikacionit. • Dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. • Rrezik i lartë nga goditjet e rrufesë, me pasoja të mundshme për njerëzit dhe kafshët”, ka vlerësuar AME, duke treguar edhe udhëzimet e sigurisë për qytetarët.

“Udhëzime sigurie për qytetarët: • Qëndroni në ambiente të sigurta gjatë stuhisë dhe shmangni lëvizjet e panevojshme;• Mos u strehoni nën pemë të larta apo pranë objekteve metalike dhe shtyllave elektrike; • Kujdes në komunikacion: Përshtatni shpejtësinë dhe shmangni rrugët apo nënkalimet e mbuluara nga uji; • Siguroni pronën: Largoni ose siguroni pajisjet dhe sendet në ballkone e oborre që mund të dëmtohen nga era apo breshëri. Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, së bashku me Qendrat Operative Emergjente, janë në gatishmëri të plotë reaguese në të gjithë territorin e vendit”, ka bërë me dije kjo agjenci, duke treguar edhe numrat që duhet kontaktojnë qytetaret në raste rreziku.

Lajme të ngjashme