Paradite thirrje për koalicion, pasdite terr e zi për LDK-në: Dimal Basha çmallet me një Op/Ed të vjetër të Abdixhikut
Vetëvendosja vazhdon paradite të kërkojë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe pasdite të shkruajë terr-e-zi për të njëjtët.
Kësisoji, i angazhuari me orar të plotë për këtë diskurs, Dimal Basha, të ketë çpluhurosur një Op/Ed të vjetër të Lumir Abdixhikut.
Abdixhiku aty shprehet kritik ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.
“Ktyneherë kur Lumiri nuk ish rob i Devollëve!”, shkroi Dimal Basha.