Para në Kosovë e Amerikë, sekretar i ri organizativ i VV-së është një milioner - NACIONALE

Para në Kosovë e Amerikë, sekretar i ri organizativ i VV-së është një milioner

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot emrat e kryesisë së re për katër vitet e ardhshme.

Siç edhe kemi raportuar pak më parë, Glauk Konjufca do të jetë nënkryetari i parë.

Megjithatë, është interesant emri i sekretarit organizativ, Alim Rama.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e VV-së ka një pasuri prej më shumë se 1 milion euro.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë, Rama ka bërë të ditur se ka 1,278,541 euro në banka të ndryshme, përfshirë edhe në Amerikë.

Veç kësaj, Rama ka edhe pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme e letra me vlerë.

Si pasuri të paluajtshme ai ka 441,000 euro që përfshijnë toka, një shtëpi e dy banesa.

Ndërkaq, të luajtshme ka dy vetura: Një në pronësi të tij dhe një të bashkëshortes, që kap vlerën në total rreth 55,000 eurove.

Lajme të ngjashme