VV-ja kundërshton Ligjjin për rregullimin e çmimit të ilaçeve - NACIONALE

VV-ja kundërshton Ligjjin për rregullimin e çmimit të ilaçeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje nuk po e përkah inicativën e PDK-së për miratimin e Ligjit që rregullon çmimet e produkteve medicinale.

Fillimisht, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku tha se ligji aktualisht është në agjendën legjislative të qeverisë.

“Ne kemi vendosur që të rekomandohet mos-votimi i këtij ligji, pasi që është në agjendën legjislative të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Kollçaku.

Njëjtë foli edhe deputeti tjetër, Besim Muzaqi. Ai tha se është kopje e Udhëzimit të ish-ministrit, Uran Ismaili.

“Nuk plotëson asnjë nga kushtet ligjore. Krejt këto për të kamufluar interesat në emër të një titulli. Titulli i mirë nuk e bën dokumentin e mirë. Ky dokument është kopje e udhëzimit të cilin e ka pas bërë Uran Ismaili”, ka thënë Muzaqi.

Lajme të ngjashme