Pantina kujton premtimin e Qeverisë Kurti për të drejtat e punëtorëve dhe kushtet e punës - NACIONALE

Pantina kujton premtimin e Qeverisë Kurti për të drejtat e punëtorëve dhe kushtet e punës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarja LDK-së, Shqipe Pantina, ka kritikuar Qeverinë Kurti për kushtet e punës së punëtorëve dhe mungesën e inspektorëve të punës.

Pantina ka thënë se Qeveria kishte premtuar se mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimi i kushteve të punës ishte prioritet i tyre.

Por në realistet sot janë veten 33 inspektorë të punës, e ndërsa në vitin 2018 ishin 50 dhe edhe atëherë ky numër ishte i pamjaftueshëm. E paga minimale vazhdon te mbetet 170 euro, ndërsa radhët e pritjes para ambasadave për viza pune edhe me të gjata.” – ka shkruar Pantina në Facebook.

Shkrimi i plotë i saj:

Ndonëse sot është ditë pushimi, shumë të punësuar janë në vendet e tyre të punë. Kjo në vetvete nuk është ndonjë shkelje e te drejtave apo shkelje ligjore, por çështja është se këta punëtorë qe punojnë edhe sot, a kanë ditë të lira gjatë javës? A paguhen më shumë për shkak se punojnë ditëve të vikendit? Por mbi të gjitha a kanë kontratë pune?

Qeveria aktuale kishte premtuar në programin e tyre qeverisë se “Prioritet i qeverisjes sonë është mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimi i kushteve në punë”

Por në realistet sot janë veten 33 inspektorë të punës, e ndërsa në vitin 2018 ishin 50 dhe edhe atëherë ky numër ishte i pamjaftueshëm. E paga minimale vazhdon te mbetet 170 euro, ndërsa radhët e pritjes para ambasadave për viza pune edhe me të gjata.

Hajt se muaji shkurt shkon më shpejt!

Lajme të ngjashme