Pamje: Trumpi tallet me Bidenin, pasi këtij i ngatërrohen fjalët
Kandidati republikan për president të ShBA-së dhe ish-presidenti Donald Trump shfrytëzoi një ngatërrim fjalësh të rivalit Joe Biden gjatë debatit, duke pretenduar se nuk e kishte kuptuar presidentin.
Në një video të shkëputur nga debati e të publikuar në rrjetin X, Bideni po fliste për gjendjen me emigrantët e paligjshëm në kufirin e ShBA-së me Meksikën.
“…njerëzit që vijnë për ta kaluar kufirin në mënyrë të ligjshme, është më mirë se kur ai [Trumpi] u largua nga pushteti dhe unë do të vazhdoj që të lëviz drejt ndalimit të plotë të… [ngatërrohet] nismën e plotë në lidhje me atë që ne do të bëjmë me më shumë patrullim kufiri dhe më shumë oficerë për azil” – tha Bideni.
Kur gazetari që po e udhëhiqte debatin iu drejtua Trumpit për koment, republikani tha: “Unë vërtet nuk di se çfarë tha ai në fund të fjalisë së vet. Nuk mendoj që e di as ai.”
Përdoruesi i rrjetit X, Andy Signore, i cili e publikoi këtë pjesë të debatit, shkroi: “Kurrë nuk kam qenë tifoz i presidentit Donald Trump – por ai absolutisht po e shkatërron Joe Bidenin në këtë debat… Trumpi gjithashtu po bëhet befasisht dorëlirë këtu. Ky është siklet për KND-në [Konventën Kombëtare Demokrate].”
I’ve never been a fan of President Donald Trump - but he’s absolutely destroying Joe Biden in this debate… Trump is also being surprisingly generous here. This is an embarrassment to the DNC #Debates2024 pic.twitter.com/eJd76h7vjp
— Andy Signore (@andysignore) June 28, 2024