Pamje tronditëse: Momenti nga arrestimi brutal i të ndjerit Agon Zejnullahu
Televizioni T7 ka publikuar një video ekskluzive që tregon momentet e fundit të Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën në Lipjan. Pamjet, të cilat kanë shkaktuar reagime të fuqishme nga opinioni publik, zbulojnë mënyrën brutale të arrestimit të tij, ku pjesëtarë të Policisë së Kosovës i vendosën gjunjët në qafë.
Në video shihen qartë pamje të Agonit, i shtrirë dhe i bllokuar nga disa oficerë të policisë.