Pamje: Sulm ukrainas në Voronezh të Rusisë, raportohet për pesë të vrarë - NACIONALE

Pamje: Sulm ukrainas në Voronezh të Rusisë, raportohet për pesë të vrarë

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Një sulm ukrainas me raketë ndaj qytetit Voronezh në Rusi të hënën la të vrarë pesë njerëz dhe disa të tjerë i plagosi, tha guvernatori rajonal, Alexander Gusev.

Ai shtoi se një zonë industriale në bregun e majtë të Lumit Voronezh i pësoi dëmet më të rënda.

Sulmi nxiti një zjarr që më vonë u shua, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ushtria ukrainase tha se kishte goditur një fabrikë në rajonin Voronezh që prodhon pajisje elektronike për raketa.

Në rrjetin X janë publikuar pamje të një ndërtese të kapluar nga zjarri dhe tymi i madh.

Lajme të ngjashme