Pamje: Policët palestinezë i nxjerrin shkelma besimtarët izraelitë që hynë te Varri i Jozefit - NACIONALE

Pamje: Policët palestinezë i nxjerrin shkelma besimtarët izraelitë që hynë te Varri i Jozefit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ushtria izraelite ka thënë se një autobus me besimtarë izraelitë hynë natën e kaluar në vendin e shenjtë, te Varri i Jozefit, në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, pa koordinim.

Forca ushtarake u dërguan për t’i nxjerrë besimtarët. Të gjithë u nxorën dhe incidenti është duke u hetuar, tha ushtria izraelite, ndërsa është përfshirë edhe policia, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Në një video të publikuar në rrjetin X duket se shfaqen policë palestinezë duke goditur disa prej besimtarëve me shkelma.

Lajme të ngjashme