Pamje nga zhveshtorja, gjithçka gati për finalen Kosovë – Turqi
Teksa afrohet përballja vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë, Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë me publikun pamje nga zhveshtorja, ku gjithçka është bërë gati për natën e madhe.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale shfaqen fanellat e përfaqësueses së Kosovës të vendosura me kujdes, në prag të ndeshjes finale që pritet me emocione të mëdha.
“Dardanët” do të zbresin sonte në fushë me fanellat e tyre të kaltërta, ndërsa Turqia do të paraqitet me fanella të bardha.
“Fanellat janë gati për finalen e madhe ndaj Turqisë”, ka shkruar FFK-ja në postimin e saj në Facebook.