Shqipëria bëhet edhe me një stadium të bukur, Partizani së shpejti me stadium të ri - NACIONALE

Shqipëria bëhet edhe me një stadium të bukur, Partizani së shpejti me stadium të ri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërtimi i stadiumit të ri të Partizanit të Tiranës është buzë përfundimi, pasi së fundmi u testua edhe ndriçimi.

Një investim i vetë presidentit të klubit tiranas, Gazmend Demi, në periferi të kryeqytetit shqiptar, stadiumi “Partizani” duket i mrekullueshëm nga pamjet e fundit të publikuara nga Gazeta Tema.

“Partizani” do të jetë shumë shpejt shtëpia e re e tifozëve dhe lojtarëve të “demave të kuq”.

Së fundmi u testua ndriçimi, i cili i jep një pamje të mrekullueshme këtij stadiumi.

Një tjetër detaj i veçantë janë logot që janë vendosur brenda dhe tek rrethueset e stadiumit, ku përveç mbizotërimit të ngjyrës së kuqe, shihet dhe logo e demit, një simbolikë e klubit të Kategorisë Superiore shqiptare.

Lajme të ngjashme