Pamje nga atentati në Kumanovë ndaj zyrtarit të BDI-së Zekirija Shaini
Zyrtari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Zekirija Shaini, u bë objekt i një sulmi me armë zjarri pasditen e sotme në Kumanovë. Shaini, i cili është bartës i listës së koalicionit AKI në Likovë, u plagos në këmbë gjatë incidentit.
Sipas informacioneve të para, gjendja shëndetësore e tij është e qëndrueshme dhe nuk është në rrezik për jetë.
Pamjet e publikuara nga TV 21 në Maqedoninë e Veriut tregojnë momentin e sulmit. Në video shihet një person i maskuar duke iu afruar me armë në dorë veturës në të cilën ndodhej Shaini, dhe më pas duke qëlluar në drejtim të tij.