Pamje nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës, pasi kompania ‘Pastrimi’ ndërpreu mbledhjen e mbeturinave
Kompania “Pastrimi” ka ndërprerë mbledhjen e mbeturinave në Prishtinë, kjo pas borxhit rreth 2.7 milionë euro nga komuna.
Në një njoftim të publikuar së fundi, kjo kompani njoftoi se nuk mund të vazhdojë ofrimi i shërbimeve.
“Për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura. Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin e normal të ofrimit të shërbimeve” – u tha në një njoftim.
Ndërkohë, më poshtë mund të ndiqni pamje nëpër lagje të ndryshme në Prishtinë, të realizuara nga fotografi i Nacionales, Visar Kadrolli.