Pamje: Lenjani shënon gol të bukur me kokë, Shqipëria kalon në epërsi
Ermir Lenjani ka kaluar në epërsi Shqipërine ndaj Islandës, pasi këta të fundit po luajnë nga minuta e 11-të me një lojtar më pak.
Futbollisti me përvojë, Lenjani, u gjend mjaft mirë në brendi të zonës, duke shënuar një gol të bukur me kokë në minutën e 35-të, për ta çuar në epërsi Shqipërinë me rezultat 1:0.