Pamje: Forcat ukrainase duke e sulmuar urën në Khersonin e pushtuar
Në një video të paverifikuar, që po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale, pretendohet se shfaqen sulmet ajrore ukrainase ndaj një ure të rëndësishme në qytetin e pushtuar nga rusët në jug të Ukrainës, Kherson.
Video has emerged of multiple rocket strikes this evening on the E97 bridge in Russian occupied Kherson pic.twitter.com/zXE53pPzA3
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) July 26, 2022
Mediumi ukrainas, “Kyiv Post”, raportoi se ura është shkatërruar nga ushtria ukrainase, ndonëse theksoi se për këtë ngjarje është duke e pritur konfirmimin zyrtar.
Këshilltari presidencial ukrainas, Anton Herashchenko, tha se sistemet HIMARS i kanë dhënë një goditje tjetër të fuqishme njërës nga dy urat e Lumit Dnieper, që, sipas tij, përdoren nga pushtuesit për transferim masiv të trupave.