Pamje: Ballkani përmbys rezultatin ndaj Sivassporit, shënon Potoku - NACIONALE

Pamje: Ballkani përmbys rezultatin ndaj Sivassporit, shënon Potoku

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi mitrovicas, Arbër Potoku, ka shënuar golin e radhës për Ballkanit për 1:2.

Ekipi therandas kësisoj përmbysi rezultatin ndaj Sivasspor si mysafir. Potoku në minutën e 31-të u gjend mjaft mirë në zonë duke devijuar topin në rrjetë për 1:2

Në aksionin e parë në ndeshje Sivasspor ka arritur të shënojë golin e epërsisë kundër Ballkanit.

Një reagim i plogësht në mbrojtje bëri që Ulvestad ta mposhte gardianin e Ballkanit, për 1:0.

Armend Thaqi me një gol nga distanca ka barazuar rezultatin kundër Sivasspor.

Një goditje me të brendshmën e këmbës së djathtë, mori një trajektore të përkryer, duke shkundur rrjetën e ekipit turk, për të barazuar rezultatin në 1:1.

Ndërsa tani therandasit janë shumë afër që ta mbyllin pjesën e parë në epërsi.


Lajme të ngjashme