Plagoset një burrë para diskotekës në Graçanicë
Një person është plagosur me armë zjarri para një diskoteke në Graçanicë.
Sipas Policisë së Kosovës, nuk dihet se si ka ardhur deri të plagosja dhe deri më tani nuk ka të arrestuar për rastin.
Raporti i plotë i PK-së:
VRASJE NË TENTATIVË
Graçanicë 01.10.2022 – 22:50. Raportohet se në rrethana të panjohura, në një hapësirë para një lokali-diskotekë, është plagosur me armë zjarri viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për te arrestuar. Rasti nën hetime.
