pajtohet që të japë dorëheqje pas protestës masive
Kryeministri i Sri-Lankës, Ranil Wickremensinghe, është pajtuar që të japë dorëheqje, pasi udhëheqësit e partive në Kuvend kërkuan që ai dhe presidenti të largohen në ditën kur mijëra protestues e sulmuan rezidencës presidenciale dhe u futën brenda saj.
Zëdhënësi i kryeministrit, Dinouk Colambage, tha se Wickremesinghe u ka thënë udhëheqësve të partive se ai do të japë dorëheqje, kur të gjitha partitë të merren vesh për formimin e qeverisë së re.
Ekonomia e Sri-Lankës është në kolaps dhe po mbahet disi gjallë me ndihma nga India dhe vende të tjera.