Pacolli pretendon se shteti ukrainas ndaloi qytetarë të Kosovës dhe i ofendoi me terma si “terroristë” - NACIONALE

Pacolli pretendon se shteti ukrainas ndaloi qytetarë të Kosovës dhe i ofendoi me terma si “terroristë”

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, shkroi në profilin e vet duke pretenduar se shteti ukrainas ka ndaluar qytetarë të Kosovës në pikën kufitare në Moldavi, dhe i ka malltretuar e ofenduar me terme si “terroristë”.

Pacolli madje – por nuk ofron ndonjë dëshmi - kërkon ndryshim të qasjes së shtetit kosovar ndaj Ukrainës, “ndërkohë që ata na posjtërojnë”.

Postimi i plotë:

Ka dhjetëra shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por pothuajse të gjitha u lejojnë qytetarëve tanë hyrjen me pasaportë kosovare. Sot, Ukraina ka kthyer shtetasit e Kosovës në pikën kufitare me Moldavinë – jo vetëm që i ka refuzuar, por i ka ofenduar dhe maltretuar, madje duke i quajtur “terroristë”. Ky nuk është rasti i parë: para disa vitesh, e njëjta Ukrainë veproi në mënyrë skandaloze me ekipin tonë kombëtar të futbollit, të cilët u detyruan të udhëtonin në Gjeorgji për të zhvilluar ndeshjen.

Ne këtu në Kosovë vazhdojmë të tregojmë solidaritet dhe dhimbje për ta – ndërkohë që ata na poshtërojnë. A nuk është koha të rishqyrtojmë qëndrimet tona ndaj atyre që nuk na respektojnë as dinjitetin më minimal?

Lajme të ngjashme