Pacolli i reagon Përparim Ramës: S’ke çka rri aty nëse s’mundesh me i rregullu as kulmet e institucioneve që i drejton - NACIONALE

Pacolli i reagon Përparim Ramës: S’ke çka rri aty nëse s’mundesh me i rregullu as kulmet e institucioneve që i drejton

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Fitore Pacolli, deputete e VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar lëndimin e qytetares nga shembja e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.

Ajo ka pyetur nëse do të japë dikush përgjegjësi për këtë rast tragjik.

Tutje, ajo e ka bërë “tag” Përparim Ramën, kryetar i Prishtinës, duke ia përmendur indirekt dorëheqjen.

“A do të jep dikush përgjegjësi për skandalin e rrëzimit të kulmit të Komunës në Prishtinë që rrezikoj jetën e 23 vjeçares?

Perparim Rama nëse nuk mundesh me i rregullu mirë as kulmet e institucioneve që i drejton nuk ke çka rrin më aty.

Shërim të shpejtë Elzës” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme