Pacolli e mbron Hotin nga Peci: Është njeri i urtë
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Bexhet Pacolli i ka dalur në mbrojtje deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, pas debatit në distancë me ministrin e bujqësisë Faton Peci. Ky i fundit e quajti analfabet Hotin.
E Pacolli përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se është e ditur botërisht se professor Hoti nuk është analfabet, por në fakt një njeri urtë, i arsimuar e me dukatë fisnike.
Pacollia ia ka përmendur edhe sulmet ndaj tij Pecit, i cili siç thotë Pacolli e kishte quajtur “njjeri të Kremlinit.
Postimi i plotë:
Ministri Peci po e akuzon Prof. Avdullah Hotin se gjoja ai është "analfabet"!!!
Dihet botërisht se profesor Avdullah Hoti nuk është analfabet, është i urtë, i arsimuar, me edukatë fisnike.
Ju ministër edhe mua më keni sharë duke më quajtur ndër të tjerash " njeri që vjen nga Kremlini”! Sinqerisht nuk di cfare t'u them pos që po shpifni!
Pse nuk më thatë këtë kur isha nikoqir i juaj në shtëpinë time?
Çfarë shije të keqe të lënë shpifjet e juaja, ministër! ... por ndoshta kjo korrespondon me edukaten e juaj, "triste", triste nga një ministër i ri!