“Pablo Escobar”, Mekuli i referohet emisarit amerikan në emër të narko-trafikantit të famshëm: Kosova s’do të kapituloj - NACIONALE

“Pablo Escobar”, Mekuli i referohet emisarit amerikan në emër të narko-trafikantit të famshëm: Kosova s’do të kapituloj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Gëzim Mekuli, ka shkruar një status në Facebook-un e tij, duke iu referuar emisarit amerikan Gabriel Escobar, në emër të narko-trafikantit të njohur Pablo Escobar.

Ai e ka “paralajmëruar” emisarin amerikan se kosovarët nuk do të kapitulojnë, para epsheve nacionaliste serbe.

E plotë:

Pablo Escobar, të më falni, Zoti Gabriel Escobar, eshtë një zëdhënës e asgjë më shumë. Ky po na rithotë se në politikë vendos forca. Dhe është gjë shumë e mirë që ky zotëri e vë në dukje këtë gjë, Ndaj përrallat për miqësi e partneritet është mirë të lihen mënjanë.

Të dashur lexues,

Pablo Escobar, pardon Z. Escobar, një gjë duhet të ketë të sigurtë: Sa të jenë 1 600 000 mijë shqiptarë në Kosovë, nuk do t'ë Kapitulojnë para epsheve nacionaliste serbe, sepse nuk do të jenë vetëm 1 milonë e gjashtëqind mijë shqiptarë të provokuar e të dhunuar të Kosovës, por do të provokohen e do terrorizohen mbi 6 milionë shqiptarë në Ballkan.

Këtë skenarë të luftës e të projekteve Qubrrilloviqiane e Millosheviqiane, nuk e duan shqiptarët paqësorë e autokton, e qebesa as Europa e qytetëruar.

Pra mos u lodhni kot të bëni 'public diplomacy' e kërcënime me Fotografi e me ftesa të seleksionuara të politikanëve të Kosovës për udhëtime atje diku sallave e koridoreve të BE-së.

Republika e Kosovës ka Kryeministër, dhe ka institucionet e saja demokratike; pos na i luhatni e mos luani me to; kemi derdhë shumë gjak per to, me gjenerata, prej vitit 1878.

Ne qëndrojmë, sepse kështu na ka mësuar Europa e Amerika Demokratike!

Edhe ne, pra shqiptarët, si Gjermania, Amerika, Franca, Norvegjia, Anglia e si Suedia.

Lajme të ngjashme