Osmani uron Shqipërinë e Maqedoninë e V. për negociatat, kërkon liberalizim të vizave për Kosovën - NACIONALE

Osmani uron Shqipërinë e Maqedoninë e V. për negociatat, kërkon liberalizim të vizave për Kosovën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Osmani ka thënë se në këtë kohë vendimtare përshpejtimi i procesit të zgjerimit të BE-së është domosdoshmëri.

Ajo gjithashtu ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovë.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.

Lajme të ngjashme