Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-së: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për anëtarësimin në këtë Aleancë - NACIONALE

Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-së: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për anëtarësimin në këtë Aleancë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.

Shefja e shtetit ka bërë me dije se zyrtarin e lartë të NATO-së e ka falënderuar për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në takim ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësimin në këtë aleancë.

“Në New York pata kënaqësinë të takohem me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge. Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme