Osmani takon të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-së: Diskutojnë e koordinimit për të ruajtur stabilitetin - NACIONALE

Osmani takon të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-së: Diskutojnë e koordinimit për të ruajtur stabilitetin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përkushtimin e institucioneve të Kosovës për ruajtjen e stabilitetit dhe avancimin e reformave demokratike, bëri të ditur Presidenca.

Presidentja Osmani theksoi gatishmërinë e Kosovës për të thelluar partneritetin strategjik me administratën e re amerikane, duke u bazuar në vlerat dhe interesat e përbashkëta.

"Gjatë takimit, Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të ruajtur stabilitetin dhe për të çuar përpara reformat demokratike.
Në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e delegacionit presidencial të Kosovës në aktivitetet inauguruese të Presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump. Me këtë rast, Presidentja Osmani edhe njëherë konfirmoi angazhimin dhe gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar thellimin e partneritetit me administratën e re amerikane, bazuar në vlerat e përbashkëta dhe interesat strategjike." -
thuhet në njoftim ndër të tjera.

Lajme të ngjashme