Osmani takon presidentin e Portugalisë: Na afron angazhimi i përbashkët për paqe dhe stabilitet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.
Kështu ka njoftuar Osmani përmes një postimi në Facebook.
Ajo tutje ka thënë se Portugalia është një shtet miqësor me të cilin i afron angazhimi i përbashkët për paqe.
“Në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ishte kënaqësi të takoj sërish Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa. Një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm.” – ka shkruar Osmani.
