Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt BE-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.
Ajo ka bërë me dije se Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se tani është koha që BE-ja të ketë një lidership të guximshëm.
“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, një mbështetëse e kahmotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar. Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë. Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakterizojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas”, ka shkruar Osmani.